Flash News

KRYESORE

Lubonja: 21 janari ishte krim i dyfishtë, PS është fajtore se i çoi njerëzit që të vriteshin

Lubonja: 21 janari ishte krim i dyfishtë, PS është fajtore se i

Analisti Fatos Lubonja mendon se “21 Janari” është një krim i dyfishtë, e faj kanë të dyja kahet politike, si PS-ja, ashtu edhe PD-ja. Nëntë vite më parë u vranë në një protestë të përgjakshme 4 qytetarë të pafajshëm, por kjo ngjarje ende vijon të mbetet e pazbardhur.

“Unë e kam pak të ndryshëm mendimin për “21 Janarin”. Ajo që ndodh për mua është kjo, që sot jemi në këtë pikë, sepse 21 janari ishte një krim i dyfishtë, jo i njëfishtë, siç e shohin një pjesë, që e bëri njëra ose tjetra palë. Ata njerëzit që u çuan atje nga PS-ja dhe këtu është përgjegjësia që ka PS, që e përgatiti një ditë më parë dhe duke paralajmëruar se populli është aq i zemër4uar dhe nuk mbajmë ne përgjegjësi.”, tha Lubonja për News 24.

Analisti komentoi dhe protestat e opozitës, përgjatë këtij viti, ku policia përdori shpesh herë gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

“Një mësim është nxjerrë, që pala në mbrojtje, që në këtë rast është në pushtet dhe ka policinë duhet të bëjë shumë kujdes, që të mos vrasë, se pastaj i kthehet në bumerang, siç ndodhi në 21 janar. Mendoj se pala mbrojtëse e ka mësuar këtë dhe ka përdorur gazin. Edhe këtu kemi abuzim me forcën e pushtetit, por jo deri te vrasja, por që është për t’u kritikuar”, u shpreh analisti.

Të fundit