Flash News

KRYESORE

Lubonja: 29 nëntori, festë e rëndësishme për komunistët, i jepet rëndësi që nuk i takon

Lubonja: 29 nëntori, festë e rëndësishme për

Analisti Fatos Lubonja ka folur rreth debatit sa i takon ditës së Çlirimit, nëse ajo është në 28 apo 29. Temë kjo që ka bërë që edhe partitë politike të festojnë të ndara.

Lubonja tha se 28 nëntori ishte festë e pavarësisë deri në kohën kur erdhën komunistët në pushtet ndërkohë që 29 nëntori u bë më rëndësishëm se ishte festë më e rëndësishëm për komunistët.

“28 nëntori ishte festë e pavarësisë deri në kohën kur erdhën komunistët në pushtet. 29 nëntori u bë më rëndësishëm se ishte festë më e rëndësishëm për komunistët. Debati ka qenë u çlirua në 28 apo në 29. Datat nuk kanë rendësi, pasi ajo ishte një festë e komunistëve. Ky debat është për të politizuar shqiptarët. Sa i përket ceremonisë, datës 29 i jepet më shumë rëndësi sa i takon. Ne shpëlajmë trutë e njerëzve me këto festa dhe nuk kanë lidhje me patriotizmin”, tha Lubonja në rubrikën ‘Opinion’ në News 24.

Të fundit