Flash News

KRYESORE

Lubonja akuza Vlahutin dhe Lu: U duhet reforma në drejtësi, për të treguar se po punojnë; Ambasadorja e BE mbështeti kapjen e sistemit

Lubonja akuza Vlahutin dhe Lu: U duhet reforma në drejtësi, për

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar rolin e ndërkombëtarëve në reformën në drejtësi. Sipas Lubonjës, ata kanë tejkaluar kompetencat e tyre si diplomatë dhe kanë qenë të anshëm në këtë proces, duke i dhënë besim vetëm mazhorancës për bërjen e reformës.

“Detyra e ambasadorit në një vend normal është të merret me punët e vendit të tij dhe bizneset e vendit të tij, nuk ka punë të nderhyjë në problemet e drejtësië, Na trajtojnë si infantilë. Ata nuk respektojnë as minimumin e dinjitetit.

Ata kishin dhënë shenja se atyre i duhej një reformë në drejtësi që ta bënte Edi Rama. Ilir Meta dhe Sali Berisha u shpallën hajdutë. Vlahutini mbështeti një reformë në drejtësi që ishte puç, kapje e drejtësisë”

Sipas Lubonjës, ndërkombëtarëve u duhet një reformë për të treguar se po punojnë në Shqipëri.

“Atyre ju duhet një reformë në drejtësi që ta shesim se po punojnë në Shqipëri. Po u futën nja dy veta brënda, do thonë ja filloi të bëhet Shqipëria. Ndërkohë që kanë ujkun përpara, Saimir Tahirin, këta heshtin fare. Kjo heshtje është shumë kompromentuese. Këta i dhanë besim mazhorancës, por këtu ka një kontradiksion skandaloz. E kemi ujkun përpara. Është tepër kompromentuese”, u shpreh Lubonja.

Të fundit