Flash News

KRYESORE

Lubonja: Arta Marku po përdoret. Lëvizjet në Prokurori po sjellin kaos

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar lëvizjet e ndërmarra nga Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku në Prokuroritë kryesore të vendit.

Në rubrikën “Opinion” në Neës 24 Lubonja tha se këto lëvizje ishin të papritura dhe për të dhe se janë të pakujdeshshme dhe po krijojnë kaos. Ai foli për përdorim të kryeprokurores dhe thotë se nuk ka dhënë as justifikimet e lëvizjeve.

“Nuk e prisja. Jo se nuk e mendoja që ka shkuar atje për t’u përdorur por nuk e mendoja me kaq vrap dhe kaq pakujdes. Duket sikur ka ardhur për të bërë një revolucion, ndërkohë që i famshmi revolucion që duhet të kishte ndodhur ishte vettingu ku duhet të kalonte edhe Arta Marku. Duhet të ishte më e kujdesshme në këto lëvizje sepse nuk është se Shqipëria është e mbushur me prokurorë e njerëz, gjithmonë Shqipëria ka pasur probleme me burimet njerëzore. Prokuroria duhet të jetë e pavarur dhe nuk duhet të jetë kaq e dukshme që të jetë në njërën anë. Kjo krijon një lloj kaosi. Duhen edhe justifikimet, arsyet pse të lëvizjeve. Në qoftë se është fjala për të hequr të gjithë ata prokurorë mbështetës të opozitës edhe ky është një lloj problemi se me cilët po i zëvendëson, me ata të maxhorancës? Nuk i mjafton që zgjodhi kryeprokuroren? Pastaj ku do shkojmë, tek dhuna e kësaj maxhorance? Kjo është provë e dështimit të reformës në drejtësi. Ka qenë një reformë me synimin për ta kapur drejtësinë maxhoranca”, deklaroi Lubonja.

Të fundit