Flash News

KRYESORE

Lubonja debat me gazetaren në studio për Veliajn dhe teatrin: Ka një luftë që vazhdon...

Lubonja debat me gazetaren në studio për Veliajn dhe teatrin: Ka

Analisti Fatos Lubonja ka qenë i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 për të folur për sezonin e ri politik dhe përballjen politike. Lubonja tha se çështja e Teatrit Kombëtar do të jetë një prej temave që do të debatohet më shumë midis palëve politike, por ndërkohë debati për këtë çështje nisi menjëherë në studio midis tij dhe gazetares Ola Bruko.

Gjatë kohës që Lubonja po kritikonte sjelljen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka shpërfillur institucionin e Presidencës dhe Gjykatat, gazetarja Bruko i ka kujtuar disa herë tryezat që Veliaj ka organizuar për këtë çështje.

“Ne e dimë shumë mirë se si është organizuar ky dialog”, u shpreh Lubonja duke hedhur dyshime mbi manipulimin e opinionit publik.

“E megjithatë, jeta vazhdon, teatri do ndërtohet”, replikoi gazetarja në studio, për t’u kundërshtuar menjëherë nga analisti.

“Atë nuk e di. Atë mund ta thoni ju, por ka një luftë që vazhdon”, u shpreh Lubonja, ndërkohë që gazetarja sqaroi deklaratën e saj duke theksuar se po citonte kryebashkiakun Veliaj.

Të fundit