Flash News

KRYESORE

Lubonja dhe Bushati kalojnë te ‘Top Channel’, ‘News 24’ mbetet pa asnjë opinionist

Burime për Politiko.al kanë konfirmuar se analistët Fatos Lubonja dhe Andi Bushati do të ndjekin moderatorin Ylli Rakipi duke kaluar në televizionin ‘Top Channel’. Ashtu si në ‘News 24’, Lubonja dhe Bushati do të jenë analistë të përhershëm të emisionit ‘Të Paekspozuarit’, që do të transmetohet çdo të enjte.

Bashkëpunimin me Rakipin, analistët e kanë nisur që në televizioin ‘Ora News’, për ta vijuar edhe në televizionet e tjera ku është transferuar moderatori.

Ky largim do të vendosë në vështirësi televizionin që drejtohet nga Irfan Hysenbelliu, i cili vitet e fundit ka rritur ndjeshëm audiencën te publiku shqiptar. Tashmë ‘News 24’ ka mbetur pa një opinionist për rubrikat dhe emisionet, ndërkohë që televizioni nuk po tregon shenja kundërpërgjigje ndaj lëvizjeve që po bëjnë rivalët e Top Channel apo Vizion Plus.

Rudina Xhunga largohet nga Vizion Plus. Ku do shfaqet gazetarja?

Të fundit