Flash News

KRYESORE

Lubonja: Dvorani është i telekomanduar, kjo bandë mund të bëjë si Pinoçeti në Kili

Lubonja: Dvorani është i telekomanduar, kjo bandë mund të

Analisti Fatos Lubonja ka analizuar konfliktin e fundit midis dy institucioneve shtetërore, presidentit dhe Kuvendit. Ai komentoi deklaratën e kreut të shtetit, që tha se shqiptarët do të detyrohen ose t’i nënshtrohen një partie shtet, ose të marrin armët.

"Ata njerëz që janë zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese, këtu bën muu, një skandal i kapjes së saj. Dvorani është i telekomanduar. Shkelja e ligjit aty është e qartë. Shkelja e Kushtetutës. Ajo që më duket se po ndodh është se hap pas hapi, edhe me mbështetjen e disa ndërkombëtarëve, Edi Ramës i duket se e ka të hapur rrugën për t’i kapur të gjitha.

Me këtë rrugë që i ka hapur vetes kjo bandë mund të thotë se; “rezultati është 60 me 40 në favorin tonë dhe mbaroi puna (zgjedhjet)”. Si Pinoçeti në Kili, (Augusto Pinochet) ashtu e bëri ai. Dhe njerëzit me dy pare mend duhet të veprojnë si të pavarur dhe t’i thotë; ‘ndal kësaj gjëje’. Se mund të na çojë në një situatë si ajo që përshkruan Ilir Meta.”, tha Lubonja në News 24.

Të fundit