Flash News

KRYESORE

Lubonja: Fat i madh që tërmeti nuk shkaktoi viktima, qeveria e papërgatitur

Lubonja: Fat i madh që tërmeti nuk shkaktoi viktima, qeveria e

Analisti Fatos Lubonja shprehet se tërmeti i së shtunës është një moment reflektimi për katrahurën që është bërë në vend. Në rubrikën "Opinion" në Neës 24, ai mendon se njoftimi i rremë që u shpërnda dje në mbrëmje nuk ishte i qëllimshëm për të përhapur panik.

“Ajo që mendoj unë është se ajo që kishte ndodhur gjatë gjithë natës pas tërmetit të parë dhe shumë njerëz kanë mbetur gjithë natën pa gjumë nga ankthi e frika. Duke iu referuar dhe përvojave si ajo që ka ndodhur në Itali, mendoj se ky është shkaku kryesor i atij ankthi. Ishte krijuar një ankth i cili pastaj shpërtheu nga një lajm që u shpërnda. Më duket se është normale në një farë mënyre që të ndodhë një gjë e tillë. Ishte një fake neës thonë. Unë nuk mendoj se dikush e ka bërë për panik. Mendimi im është që fake neës më i madh është tjetër gjë. Thoshte Kim Mehmeti, po vodhe 50 euro dënohesh me burg po vodhe 50 mln euro je i nderuar. Kur bie një tërmet ti duhet të dalësh dhe të rrish në ndonjë fushë. Kështu si e kanë bërë këta nuk ke një vend, një fushë ku të rrish. Tërmeti të bën të reflektosh dhe për këtë katrahurë që është bërë në qytet”, deklaroi Lubonja.

Sa i përket gatishmërisë së shtetit dhe institucioneve, Lubonja tha se prezenca reale duket pas tërmetit. “Qeveria ishte në një farë kuptimi fatlume që dëmet e këtij tërmeti nuk ishin të mëdha. Gatishmëria mund të ishte pak edhe propagandë më shumë se sa prezencë reale. Prezencë reale është ajo që do vijë mbrapa. Instituti i Sizmologjisë nuk e di a ekziston”, deklaroi Lubonja.

Të fundit