Flash News

KRYESORE

Lubonja flet për zhvendosjen e teatrit: U projektua që kur Rama ishte ministër Kulture

Lubonja flet për zhvendosjen e teatrit: U projektua që kur Rama ishte

Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” ka folur në lidhje me zhvendosjen e teatrit.

Lubonja shprehet se kjo zhvendosje është vetëm një fasadë e Edi Ramës, pasi i gjithë plani i tij është të fitojë para përmes betonizimit dhe kullave.

Ai gjithashtu deklaroi se projekti për zhvendosje ka qenë që në kohën kur Edi Rama ka qenë Ministër Kulture, duke sjellë në kujtesë kështu dhe planin për zhvendosjen e kinemasë, e cila sot nuk ekziston më.

“Unë kam një kohë të gjatë që e njoh këtë problem. Nuk është hera e parë që flitet për prishjen e teatrit, ka qenë një projekt i hershëm teatrit, qysh kur ishte ministër kulture Rama ka dashur luajë. Ne kemi qenë kundër atëherë, unë kam qenë edhe këshilltar në atë kohë. Pastaj ka pasur  një projekt tjetër, kur ishte kryetar Bashkie që donte të prishte  teatrin që është një trashëgimi kulturore e Shqipërisë. Dikush mund të thotë  që është një ndërtesë e dobët. Është e dobët por është një ndërtesë me arkitekturën e vet, me historinë e vet që edhe po u rikonstruktua  duhet të rrijë ashtu siç është.

Kryeministri edhe  më herët thoshte se është e parikuperueshme, sepse kryeministri do beton dhe beton për të do të thotë para investime. Ai prishi edhe stadiumin "Qemal Stafa", thoshte nuk është i bukur apo nuk është i rikuperushëm .  Pra një shtet ruan, rikuperon. Në Itali kur bien tërmetet, ka një parullë: Ashtu siç ishte dhe ku ishte. Kryeministri ynë nuk e njeh fare këtë.

Atje ku u prish një urë osmane, karakteristike. Shqipëria që ndërton gjithë këto pallate, që ka kaq shumë  beton ka kaq shumë gurë nuk ka mundësi ta bëjë ashtu atë?! Pse? Sepse ata duan ta bëjnë jo “Ashtu siç ishte ku ishte”, por duan të bëjnë një gjë të re që të fitojnë para. Ta shtojnë sa më shumë atë shifrën e tenderëve me të cilat vjedhin. Plus fut edhe ndonjë dëlir të kryeministrit për kullat. Dhe të gjitha këto bashkë kanë sjellë këtë katrahurë që jemi ne sot.

Unë mendoj se ky është qëllimi i fshehtë, prishja atje për ndërtime, dhe kjo është fasada sepse ky është stili i Edi Ramës, e ka përdorur gjithmonë. Edhe kur prishi kinemanë “17 Nëntori” tha njëherë e ka futur brenda ai arkitekti, pastaj doli që s’ka as kinema. Është një mashtrues i njohur kombëtar dhe  ndërkombëtar,” tha analisti Lubonja.

Të fundit