Flash News

KRYESORE

Lubonja: Intelektualët që heshtin janë kthyer ushtarë të Habilajve, Tahiri ose anëtar ose mbrojtës i bandës

Lubonja: Intelektualët që heshtin janë kthyer ushtarë

I ftuar në emisionin “Opinion” në “News 24” analisti Fatos Lubonja ka analizuar situatën politike në vend. Ai ka deklaruar se çështja “Tahiri” është vetëm maja e ajsbergut dhe se sipas Lubonjës Tahiri mund të jetë maksimumi mbrojtës i bandës, ose minimumi anëtar i saj.

Ai gjithashtu deklaron se intelektualët që heshtin janë kthyer në ushtarë të Habilajve.

“Kjo është thjesht maja e ajsbergut e një situate dramatike. Krimi dora-dorës ka kapur dhe pushtetin. Ka kapur një pikë kulminante si rasti Tahiri, ku maksimumi mund të jetë mbrojtësi i një bande dhe minimumi anëtar i saj.

Ajo që mundoj unë se mungon është se ne jemi përqendruar te problemi ka prova s’ka prova. Këtu po vritet të rinj dhe të gjithë jemi përgjegjës.

Intelektualët që heshtin dhe nuk thonë një fjalë, janë kthyer në ushtarë të Habilajve.

Këtu duket se loja për pushtet është gjithçka. Për katastrofat që i kanosen vendit nuk do t’ia dijë njeri. Kemi fëmijë të cilët merren me krim dhe shoqëria nuk reflekton”, tha Lubonja.

Të fundit