Flash News

KRYESORE

Lubonja komenton "rebelimin" e opozitës së re pas draftit konsensual: Zgjedhjet, ndëshkuese për Ramën; Po kërkon të maksimizojë mundësitë

Lubonja komenton "rebelimin" e opozitës së re pas draftit

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar takimin që pritet të mbajë kryeministri Rama me opozitën parlamentare, për të diskutuar në lidhje me kërkesën e tyre për mos dhënien e kartonit jeshil për reformën zgjedhore në parlament nëse nuk ka lista të hapura.

Në një intervistë për Neës 24, Lubonja është shprehur se Ramës po i bëhet gjithnjë dhe më të vështirë fitorja e zgjedhjeve, ndaj gjen këto manovra për të ndryshuar rregullat.

“Zgjedhjet, Covid, ekonomia ndikojnë për ndryshimin e elektoratit, mund të jenë ndëshkuese për qeverinë e Edi Ramës. Zgjedhjet apo debati i zgjedhjeve nuk mund të mos lidhet me faktin se duke ndjerë këto rreziqe Rama kërkon të maksimizojë mundësitë e fitores së tij, një nga format është ndryshim në rregullat e zgjedhjeve që nuk do të tolerojë.

Të prishësh atë marrëveshje të dakordësuar nga SHBA është e vështirë dhe bëhet më e vështirë sot për Ramën, se nëse pati një farë besimi nga ndërkombëtarët për të pranuar një opozitë kukull, sot e ka shumë të vështirë t’i pranohet një ndryshim me opozitën parlamentare kundër opozitës jashtëparlamentare. Nuk ia pranojnë ndërkombëtarët se do të të thotë të vazhdojë kalvari i kësaj Shqipërie të nëpërkëmbur nga kjo lloj politike”, tha ai.

Të fundit