Flash News

KRYESORE

Lubonja kritika opozitës: Nxirrni emrat e oligarkëve; ja çfarë duhet të bëni që të vini në pushtet

Lubonja kritika opozitës: Nxirrni emrat e oligarkëve; ja

Analisti Fatos Lubonja ka kritikuar sjelljen e opozitës ndaj krimit që po sundon vendin dhe lidhjeve të qeverisë me oligarkët. Lubonja tha në ‘Neës 24’ se nuk mjafton që opozita të flasë vetëm për krimin dhe oligarkët, por duhet të publikojë emrat e atyre.

“Opozita nuk ka një projekt dhe nuk po ngjall dot besim. Flasin për krimin, por nuk na thonë emrat. Janë vetëm disa ish-deputetë që kanë bërë krime jashtë vendit. Ambasadori foli për katër klane mafioze, t’i tregojnë emrat, ne 2-3 milionë banorë jemi. Edhe për këta oligarkët që flasin, t’i thonë emrat, që më pas gazetarët të shkojnë t’i pyesin këta oligarkë, të hapet debat”, u shpreh Lubonja.

Sa i përket programit me të cilin PD-ja mund të vijë në pushtet, Lubonja u shpreh se duhet krijuar një qeveri besimi dhe jo vetëm zëvendësimi i Lulzim Bashës me Edi Ramën. Sipas tij, denoncimet e opozitës janë të vërteta, por njerëzit nuk besojnë se ata do bëjnë diçka ndryshe nëse vijnë në pushtet.

“Opozita duhet të krijojë një program ku Basha të mos thotë unë do jem kryeministri dhe do marr tepsinë e Ramës. Duhet të krijohet një qeveri besimi. LSI-ja dje ishte në pushtet, sot është në opozitë. Nuk është problemi te ato që thonë, sepse ato janë të vërteta, por duhet të krijojnë besim te njerëzit”, tha analisti.

Të fundit