Flash News

KRYESORE

Lubonja kritika Petro Koçit: Deklarata e tij është tregues se sa mbrapa kemi ngelur

Lubonja kritika Petro Koçit: Deklarata e tij është tregues se

Gjatë diskutimit me Adi Krastën në emisionin ‘A’, analisti Fatos Lubonja u pyet se cili nga debatet e fundit për ministrin e Brendshëm të dekretuar Sandër Lleshi dhe sjelljen e eshtrave të Mid’hat Frashërit në atdhe, e ngacmon më shumë. Lubonja zgjodhi Frashërin.

Bashkë me të, ai risolli deklaratën e zv.ministrit të Mbrojtjes Petro Koçi të bërë më 17 nëntor, një deklaratë që e quajti të rëndë.

“Më ngacmon më shumë debati i Mid’hatit, si njeri i kulturës dhe jam botues nga të parët e Mid’hatit dhe është një figurë që për fat të keq nuk njihet edhe pse debatohet.

Tjetër gjë që më ngacmon… e di çfarë më ngeli në mendje… pashë atje në 17 nëntor Petro Koçin që nuk bën pjesë as tek komunistët e vjetër që duke folur për çështjet e çlirimit përmendi termin kolaboracionist. Tha që familjet e kolaboracionistëve duhet t’u kërkojnë ndjesë qytetarëve dhe popullit të Tiranës. E di sa e rëndë është kjo?! Pas 20 e ca vitesh që dolëm nga sistemi komunist vazhdon me familjet… E para është kjo. E dyta që të vjen në mendje, po mirë more zotëri, si ka mundësi që këto familje që nga 1945 kanë jetuar në internime të kërkojnë falje, kujt t’i kërkojnë falje, atyre duhet t’u kërkohet falje. Dhe e treta si nuk iu vjen ndër mend njëherë të thonë ky Enver Hoxha ishte kriminel. Ky nuk mund të akuzohet si bashkëpunëtor? Bashkëpunoi me jugosllavët, me Stalinin e la vendin në atë gjendje. Këtu duhet baraspeshë por edhe histori. Kjo më bëri shumë përshtypje se ishte tregues se sa mbrapa kemi ngelur”, deklaroi Lubonja.

Të fundit