All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Lubonja: Ky është pushteti i oligarkëve, në parlament shumë njerëz të lidhur me krimin

Lubonja: Ky është pushteti i oligarkëve, në parlament
All - Paragraf - 1

Analisti Fatos Lubonja pasi dëgjoi fjalët e kreut të kuvendit Gramoz Ruçi në nisjen e sesionit të ri parlamentar tha se ky është pushteti i disa oligarkëve dhe trafikantëve.

All - Paragraf - 3

“Ky është pushteti i disa oligarkëve dhe trafikantëve, ndaj ky regjim mund të quhet oligarkia e kriminelëve. Deklarata e Ruçit për demokraci është e krahasueshme me propagandën e Enver Hoxhës. Lidhur me shtrirjen e dorës … ky kryeministri tani e zbuloi se Valdrin Pjetri ju paska dalë pa dashje jashtë loje dhe po bëjnë lidhje të reja. Ata e dinë shumë mirë dhe e kanë vënë për atë që është atje. Dhe kanë vënë në Parlament shumë njerëz të lidhur me krimin dhe janë vetë në krye”, tha Lubonja, në rubrikën e “Opinion”, në Neës 24.

Në lidhje me propozimin e shumicës për të ashpërsuar ligjin e Dekriminalizimit, ai mendon se gjithçka është një gënjeshtër, të cilën tashmë e dinë edhe qytetarët.

“Po pse nuk arrestohet ai Valdrin Pjetri? Pse dosja “184” transferohet në Dibër? Për mua është një narracion, që po iu imponohet shqiptarëve. Gënjeshtra të imponuara. Ky narracion bëhet gënjeshtër, që e dinë të gjithë se është e tillë”, tha Lubonja.

Të fundit