Flash News

KRYESORE

Lubonja: Ky kryeministër arrogant duhet ndaluar, do jetë vonë nëse nuk marrim masa që tani

Lubonja: Ky kryeministër arrogant duhet ndaluar, do jetë vonë

Analisti Fatos Lubonja u shpreh se në këto vite të fundit Shqipëria ka brë hapa mbrapa në shumë drejtime duke përmendur këtu kanabizimin, autoritarizmin dhe arrogancën.

“Shqipëria ka bërë hapa mbrapa në shumë drejtime këto vitet e fundit, qoftë me kanabizimin, rritje të autoritarizmit të Ramës dhe vendime arrogante të papara. Të gjitha i përmbledh fakti se numri i shqiptarëve që duan të ikin është rritur në mënyrë dramatike”, u shpreh Lubonja në ‘Studio e Hapur’.

Lubonja tha se Rama duhet ndalur duke theksuar se do jetë vonë nëse nuk marrim masa që tani.

“Është antishqiptare t’i japësh frymëmarrje kësaj qeverie, të cilën duhet ta rrëzojmë sa më shpejt. Ky kryeministër arrogant duhet ndaluar. Si mund t’i japësh këtij frymëmarrje, hapësira akoma, do jetë vonë nëse nuk marrim masa që tani”, deklaroi Lubonja.

Të fundit