Flash News

KRYESORE

Lubonja: Legjitimitetin opozitës ja japin zullumet e mazhorancës, ka shenja të një pakënaqësie në rritje

Lubonja: Legjitimitetin opozitës ja japin zullumet e mazhorancës, ka

Analisti Fatos Lubonja duke komentuar deklaratat e bëra ditën e sotme nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, e cilëson kryeparlamentarin si një politikan me më këmbë në tokë se Rama dhe që sipas tij e ka kuptuar që rilindasit ka shkuar larg sa i takon zbatueshmërisë së ligjeve.

“Ruci i ka këmbën më të tokë se Rama. Ka kuptuar që rilindasit kanë shkuar më tej në shkeljen e ligjeve”, tha Lubonja në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 teksa shtoi se ekziston mundësia edhe që “jemi në lojën e demagogjisë që i drejtohet publikuat i drejtohet dhe ndërkombëtarëve”.

Sa i takon situatës në vend, Lubonja tha se ka një shpërthim të krimit nga të gjitha anët ndërsa shtoi se kjo mazhorancë ka treguar se nuk njeh rrugë tjetër për të ndryshuar ose me presione të forta ndërkombëtare ose në rrugë radikale si ajo e Kukësit.

Nevoja që të ketë aksion të fuqishëm nga opozita ka kohë që ndihet, u shpreh Lubonja teksa shtoi se legjitimitetin opozitës ja japin zullumet e mazhorancës.

“Shpërthimi i krimit në të gjitha anët, dhe akuza që qarkullon është që janë kriminelë të Ramës që po eliminojnë ca rivalë që janë më të dobët.

Kjo mazhorancë ka treguar se nuk njeh rrugë tjetër për të ndryshuar, ose nga ndërkombëtarët që nuk kanë lëshuar ende presione të forta ose nga varianti i Kukësit.

Nevoja që të ketë aksion të fuqishëm nga opozita ka kohë që ndihet.

Legjitimitetin opozitës ja japin zullumet e mazhorancës.

Ka shenja të një pakënaqësie në rritje. Ka futur ujë shumë kjo lloj politike. Këtej flet për suksese dhe këtej mbrapa krimi bëhet më i fuqishëm”, u shpreh ndër të tjerash Lubonja.

 

 

Të fundit