Flash News

KRYESORE

Lubonja: Në pushtet kemi një grusht njerëzish që i ka vënë shqiptarët në rresht për t’i grabitur

Lubonja: Në pushtet kemi një grusht njerëzish që i ka

Analisti Fatos Lubonja shprehet se ajo që po i bëhet Kukësit është një metaforë e saj që po bëhet në të gjithë Shqipërinë.

Lubonja tha se kemi një pushtet të një grushti njerëzish që ka vënë në rresht shqiptarët për t’i grabitur.

“Unë jo që jam i ndjeshëm por kam bërë dhe një shkrim me titullin jemi të gjithë kuksianë. Në kuptim edhe të solidaritetit, por jo vetëm, por mendoj se ajo që po i bëhet Kukësit është një metaforë e asaj që i bëhet gjithë Shqipërisë. Në kuptim se kemi një pushtet, që është një pushtet i një grushti njerëzish që i ka vënë në rresht shqiptarët t’i grabisë”, deklaroi Lubonja nga qyteti i Kukësit ku në kujtim të 19-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë çeli një ekspozitë me fotografi.

Të fundit