Flash News

KRYESORE

Lubonja nuk beson te Reforma në Drejtësi: Arta Marku s’ka lënë ligj pa shkelur

Lubonja nuk beson te Reforma në Drejtësi: Arta Marku s’ka

Në emisionin e sotëm “Studio e Hapur” në News 24 po diskutohet për rezultatet e Vettingut. Të ftuar në studio janë Fatos Lubonja, Çlirim Gjata, Klodiana Lala dhe Erl Murati.

Analisti Lubonja akuzoi kryeministrin Edi Rama se ashtu siç kapi të gjitha pushtetet po tenton ta bëjë të njëjtën gjë me drejtësinë.

“Ky rezultat që quhet për mua dështim i Reformës në Drejtësi, pritej. Sic bëri Rama për të kapur pushtetet, edhe kjo ishte tentativë kapje dhe jo reformë e vërtetë. Por kujtoj kritikën e Komisionit të Venecias që thotë që një reformë kaq radikale ka shumë rreziqe dhe sjell destabilizim të gjyqësorit, dhe thotë edhe kapjen e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca. Të gjitha po vërtetohen. Destabilizim i sistemit të drejtësisë”, theksoi Lubonja.

Sipas tij, nuk dihet se kush do i drejtojë gjykatat tani dhe se më mirë do të ishte një drejtësi e korruptuar se sa e kapur nga qeveria.

“Por njerëzit thonë se po hiqen disa njerëz të korruptuar. Në këtë aspekt që ndoshta dhe gënjehen një pjesë njerëzish, gjykoj se duhet parë përtej, se mirë që u hoqën këta, por çfarë po na vjen? Po na vjen një drejtësi më pak e dëmshme? Një drejtësi e kapur nga mazhoranca është goxha më e dëmshme. Shikoni Arta Markun, që s’ka lënë ligj pa shkelur, si me Kukësin, Xhafajn apo Teatrin. Këtu bërtasin rastet flagrante të korrupsionit”, përfundoi Lubonja.

Të fundit