Flash News

KRYESORE

Lubonja për protestën te “Astiri”: Njerëzit nuk mund të nxirren në rrugë; ngërçi për shkak të mungesës së planit urbanistik

Lubonja për protestën te “Astiri”: Njerëzit nuk mund

Mungesa e një plani urbanistik të detajuar për Tiranën ka krijuar edhe problemin me të cilin po përballen sot banorët te Unaza e Re apo siç njihet ndryshe zona e “Astirit”. Këshu mendon analisti Fatos Lubonja sa i përket kësaj çështje që ka shkaktuar shumë debat në kryeqytet.

Në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Lubonja theksoi nëse do ekzistonte plani urbanistik, të gjithë do e kishin të qartë se çfarë do të ndodhte në atë zonë. Ai u shpreh se qytetarët nuk mund të nxirren papritur në rrugë.

“Plani urbanistik duhet të përcaktonte se çfarë do të ndërtohet në çdo cep të Tiranës, në mënyrë që dikush që blen një shtëpi duhet ta di si e ka sot dhe si do e ketë nesër. Kemi 30 vite pa një plan urbanistik. Edi Rama kërkon të jetë vetë në pushtet dhe jo ligji. Plani i detajuar duhet të na tregonte se çfarë do të bëhej aty te ‘Astiri’, jo mu tek mua dhe do t’i nxjerr të gjithë këta në rrugë”, tha analisti.

‘Shqiponja’/ Fatos Lubonja: Nuk kam konsideratë për atë monument, por nuk mund të hiqej me vullnetin e një personi

Të fundit