Flash News

KRYESORE

Lubonja për skandalin ‘Xhafaj’: Kryeministrat dhe ministrat i bëjnë fasadë trafikantëve

Lubonja për skandalin ‘Xhafaj’: Kryeministrat dhe ministrat i

Teksa në ‘Studio e Hapur’ po diskutohet rreth vërtetësisë ose pavertetësisë së audio-përgjimit të vëllait të Xhafajt, gazetari Robert Rakipllari tha se kjo situatë është e rëndë në të dyja aspektet. E rëndë nëse del se është e vërtetë si audiopërgjim dhe e rëndë nëse del se është inskenim.

Ndërkohë, analisti Fatos Lubonja tha se në Shqipëri kryeministrat dhe ministrat u bëjnë fasadë trafikantëve.

“Është shumë e rëndë edhe nëse gënjen kryeministri dhe thotë që është inskenim, por del e vërtetë. Xhafaj na tha që shpifni, kurse tani del me tjetër qendrim. Kush gënjen tani? Kryeministri mohoi Zaganin, avionët me drogë, mbrojti Tahirin. Këtu kryeministrat, ministrat thjesht u kanë bërë fasadë trafikantëve”, tha Lubonja.

Detaje të reja nga skandali “Xhafaj”/ Publikohet numri dhe biseda e re e Agronit me Albert Veliun

Të fundit