Flash News

KRYESORE

Lubonja: Po arrestohen vetëm opozitarë, njerëzit të ngrihen, rreziku po bëhet gjithmonë e më i madh

Lubonja: Po arrestohen vetëm opozitarë, njerëzit të ngrihen,

Analisti Fatos Lubonja thotë se drejtësia është e kapur dhe fakti që ajo po përdoret tashmë është evident. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Lubonja tha se po arrestohen vetëm opozitar ndërsa thekson se përballë kësaj situate njerëzit duhet të ngrihen pasi rreziku po bëhet gjithmonë e më i madh.

“Kjo është drejtësi e kapur dhe drejtësia jonë kapet gjithmonë nga mazhorancat. Tani po përdoret dhe fakti është evident. Çfarë po arrestohen? Po arrestohen vetëm opozitar. Keni dëgjuar ju ndonjë pushtetar? Në momentin kur të më thuash se, dhe jo një e dy, se mund të bëjë ndonjë kokë turku, por shikoni çndodhi me Saimir Tahirin që ishte shumë e rëndë, një polici e tërë e inkriminuar e futur në trafik droge, policë që ikin,asgjë nuk ndodh, kapen ca për të trembur, për të shantazhuar.... por ama ky është një kërcënim i madh që nesër mund të kapi atë opozitar që mund të ketë bërë ndonjë korrupsion por unë mendoj që e gjithë Shqipëria, në një farë mënyre, noton në një det informaliteti paligjshmërie. Çdo qytetari që do ti mund ti kapësh ndonjë gjë dhe ti thuash hajde... qoftë edhe për ta trembur edhe për ta shantazhuar.

Kjo po ndodh, ndaj kësaj duhet të ngrihen sa më parë njerëzit se rreziku po bëhet gjithmonë e më i madh”, tha Lubonja.

Të fundit