Flash News

KRYESORE

Lubonja: PS nuk do tërhiqet nga shembja e Teatrit, duhet rezistencë fizike dhe përballje me policinë

Lubonja: PS nuk do tërhiqet nga shembja e Teatrit, duhet rezistencë

Analisti Fatos Lubonja shprehet se mazhroanca nuk ka ndërmend të tërhiqet nga shembja e Teatrit Kombëtar dhe për këtë nevojitet përballje.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Lubonja tha se duhet rezistencë fizike.

“Këta nuk duket se kanë ndërmend të ndërrojnë mendje, dhe duan ta shembin siç bënë me stadiumin. Por duhet rezistencë fizike. Duhet përballje. T’i dilet përpara fadromave, dhe çfarë do bëjnë pastaj, do të vrasin njerëz?! Kjo është fatkeqësi padyshim, por kështu është kur përballesh me regjime të tilla. Përndryshe do të vijnë gjëra të tjera më vonë. Unë reagimin nuk e shoh vetëm tek rezistenca fizike, por edhe tek ndërgjegjësimi. Këta duhet të reagojnë. Sidomos pas asaj letre që erdhi nga KE”, u shpreh Lubonja.

 

Të fundit