Flash News

KRYESORE

Lubonja: Pse dështoi reforma në drejtësi dhe kush janë përgjegjësit

Lubonja: Pse dështoi reforma në drejtësi dhe kush janë

Analisti Fatos Lubonja shprehet se reforma në drejtësi ka dështuar dhe sipas tij, kjo ishte një gjë e paralajmëruar pasi ishte i paracaktuar qëllimi i kësaj reforme.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Lubonja tha se mazhoranca ka pasur si qëllim kapjen e sistemit të drejtësisë teksa u shpreh se përgjegjësit për dështimin e reformës janë nga krahu i shumicës pasi ata e përgatitën si dhe një pjesë e ndërkombëtarëve të cilët, sipas tij, i mbështetën.

“Padyshim që ka dështuar dhe dështimin, një pjesë e ka paralajmëruar që në fillim, sepse ishte i paracaktuar nga qëllimi i keq i asaj reforme. Ka qenë kapja e drejtësisë nga mazhoranca.

Përgjegjësit janë qartazi nga krahu i mazhroancës që e përgatitën atë dhe një pjesë ndërkombëtarëve që e mbështetën atë”, tha Lubonja.

Të fundit