Flash News

KRYESORE

Lubonja publikon foto të ndërtesave të vjetra: Tregojani injorantëve tanë në Qeveri

Analisti Fatos Lubonja ka publikuar foto disa prej ndërtesave të vjetra në Itali të cilat po ruhen, në pritje për t’u restauruar.

“Tregojani injorantëve që kemi në qeveri se çfarë bën bota për të ruajtur nga shembja ndërtesat e vjetra. E ka rrethuar me hekura ne pritje të restaurimit.

Dhe nuk është ndonjë ndërtesë e ndonjë qyteti të njohur dhe as me ndonjë histori të veçantë. Është një ndër ndërtesat e vjetra në qendrën historike të qytetit Matera në jug të Italisë”, është shprehur Lubonja për “Panorama”.

Foto e publikuara nga Lubonja është një replikë sa i takon vendimit të qeverisë për të shembur teatrin me arsyetimin e amortizimit të godinës.

Të fundit