Flash News

KRYESORE

Lubonja: Rama e ka aftësi, mund të përshtatet me Putinin siç bëri me Erdoganin

Lubonja: Rama e ka aftësi, mund të përshtatet me Putinin

Analisti Fatos Lubonja mendon se Edi Rama ka aftësi për të ‘folur’ gjuhë të ndryshme të partnerëve që ka përballë. Ndërsa do të vizitojë zyrtarisht Rusinë si kryesues i OSBE-së, sipas analistit kjo mund të shërbejë edhe për të krijuar afrimitet me kreun e shtetit rus, Vladimir Putin, njësoj siç ka bërë edhe me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

“Nuk duhet të harrojmë një gjë, se këtu bëhet fjalë për siguri dhe bashkëpunim, jo vetëm me një palë, por me shumë të tilla. Ju përmendet Krimenë dhe vizitën në Rusi. Desha të them këtë që Rama ka një lloj aftësie për të folur gjuhët e ndryshme të partnerit që ka. Me Erdogan flet një gjuhë, këtej flet një gjuhë demokratike.

Ai (Rama) mund t’i përshtatet dhe Putinin. Mund të ndjejë afrimitet me të, siç ka ndjerë me Ergodan. Ajo që më shqetëson është kjo që nëse mund të kemi ndonjë sukses, roli që mund të ketë Shqipëria si një vend garantues për vendet e tjera, pasi presin nga ne dhe ato vendet që kërkojnë liri mediatike.”, tha Lubonja në “Real Story”.

Të fundit