Flash News

KRYESORE

Lubonja: Rama ka humbur sensin e realitetit, qeveria ka nevojë për ultimatume

Lubonja: Rama ka humbur sensin e realitetit, qeveria ka nevojë për

Analisti politik Fatos Lubonja është shprehur se do të donte që Brukseli t’i jepte një përgjigje negative Edi Ramës, në këtë mënyrë kryeministri do shikonte realitetin e ashpër në vend.

“Një moshapje e negociatave, një ultimatum për Ramën do ishte shumë ndihmës për të gjithë ata forca politike dhe për ne që rezistojmë por se na quajnë kazan, edhe për ta mos legjitimuar, por përkundrazi për ta shtrënguar edhe brenda partisë së tij. Duhen hapur sytë për gjithçka ndodh këtu. Musolini është mbështetur për 12 vjet nga SHBA-të, si figurë model që po sjell përparimin e Italisë. Ndaj duhet të dalim nga varësia prej të huajve, dhe të mos përdoren të huajt, në kundërpeshën e një disinformimi që bëri Rama me Veliajn që po marrin edhe fijen e fundit të barit për ta bërë pallate”, tha Lubonja për News 24.

Lubonja ka shtuar se nëse nuk ngrihet zëri, më keq do të jetë nesër. Prandaj, nënvizoi ai kjo qeveri ndoshta s’ka nevojë vetëm për protestë, por edhe për ultimatume.

Sakaq, duke folur për debatin lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe deklaratat e atyre që janë quajtur specialistë, Lubonja tha se këta të fundit mund të quhen vandalë. “Shikoni ku hanë e pinë këta specialistë, këtë janë ata, se unë di që shoqata e arkitektëve është shprehur kundra me gjithë problemet e veta që ka. Këta duan të jetojnë me lejet e ndërtimit që jep Veliaj edhe vetë shkojnë e jetojnë në vila. E përdorin Tiranën si gurore, për ta shkretuar fare, këta specialistë nuk i marr seriozisht, nuk vjen njeri në debat. E para s’është argument që qenka jashtë standardit, le që me parafabrikadë ndërtohet edhe sot e kësaj dite në botë gjëra shumë të bukura, nëse ka histori duhet ruajtur, por këta janë vandalë. Njeriu nuk jeton vetëm për bukën e gojës i duhet thënë atyre specialistëve”.

Të fundit