Flash News

KRYESORE

Lubonja: Rama kërkon eliminimin e opozitës. Letrat publike janë farsë

Lubonja: Rama kërkon eliminimin e opozitës. Letrat publike janë

Analisti Fatos Lubonja analizon se qëllimi i letrave publike të Edi Ramës, nuk është dialogu por justifikimi para faktorit ndërkombëtar, sikur ai është i interesuar të diskutojë me opozitën.

Në emisionin “Të paekspozuarit”, Lubonja thotë se Rama kërkon të eliminojë opozitën duke shtuar se Rama nuk e njeh kulturën e diskutimeve.

“Rama ka projekt për eliminim. Ai përdor një gjuhë tepër të ashpër, eliminuese ndaj opozitës dhe nuk e kuptoj sesi mund të bashkohet gjuha e dialogut me gjuhën e eliminimit. Kjo ka vetëm një kuptim. E kuptimi është se nuk e ke dialogun si kulturë. Dialogu është kur ulesh në mënyrë të barabartë, nëse nuk më konsideron kështu, ka vetëm imponim ose gjë false që përdoret thjesht për ndërkombëtarët.

Unë mendoj se Rama ka për qëllim që të justifikohet te ndërkombëtarët. Këtë tregoi edhe me komisionerët e PD dhe LSI. Ndërkohë që plani është eliminimi, bën sikur do dialogun. Unë s’e kam parë njëherë që të thotë ti ke të drejtë ti ore, Andi Bushati apo Fatos Lubonja, por thotë vetëm tenxhere a kazan, vetëm eliminon e nuk bashkëpunon”, tha Lubonja.

Të fundit