Flash News

KRYESORE

Lubonja rikthehet si opinionist i përjavshëm, ku do të shfaqet çdo të enjte

Lubonja rikthehet si opinionist i përjavshëm, ku do të shfaqet

Analisti Fatos Lubonja nuk pranoi të largohej nga ‘News 24’, pavarësisht se oferta nuk i mungoi nga Ylli Rakipi, drejtues i emisionit “Të Paekspozuarit” që shfaqet tashmë çdo të enjte në Top Channel.

Të enjten e kaluar, Lubonja ishte te ‘Studio e Hapur’ përballë kreut të opozitës, Lulzim Basha, por prania e tij në këtë emision do të jetë e përjavshme. Drejtuesja e emisionit, Eni Vasili ka deklaruar për ‘Panorama Plus’ se analisti do të jetë i pranishëm çdo të enjte.

“Lubonja është një asset i shoqërisë shqiptare dhe zëri i tij, kapital i medias. Jam shumë e kënaqur që ai do të jetë pjesë e “Studios së Hapur”. Lubonja nuk pranoi të largohej nga logoja e “News 24” me gjithë ofertat e shumta, që me sa di ka marrë, çka më bën të mendoj se ai, jo vetëm nuk ka ndjerë ndonjëherë censurë në këtë televizion, por edhe beson se do të vazhdojë të jetë kështu. Besimi i tij është edhe i imi”, ka thënë ajo.

Sa i përket qëndrimeve të ashpra që Lubonja mban ndaj qeverisë dhe opozitës, Vasili thotë se analisti nuk është kundër për arsye personale.

“Studio e Hapur” si logo, pavarësisht ditës që transmetohet, nuk ka qëllime politike, as kundër pushtetit dhe as kundër opozitës. Nuk mendoj se edhe Lubonja është kundër Ramës për arsye personale, sepse në këtë mënyrë do të deformohej e vërteta. Rëndësi kanë faktet, aksionet politike dhe si ato kontribuojnë në të ardhmen e vendit. E, sigurisht, përgjegjësinë këtu e ka më shumë se kushdo pushteti”, ka deklaruar Eni Vasili. 

Të fundit