Flash News

KRYESORE

Luçiano Boçi denoncon shkeljen e marrëveshjes së fushatës nga PS, kërkon ndërhyrjen e KQZ-së

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar shkeljen e një prej pikave të marrëveshjes për fushatën elektorale nga PS.

Një nga pikat e marrëveshjes përcaktonte qartë një fushatë pa banera, pa banderola apo flamuj, shkruan ai, ndërsa ka sjellë disa foto të cilat vërtetojnë se PS ka vepruar ndryshe.

Në qytetin e  Elbasanit, banerat dhe flamujt kanë ‘pushtuar’ qytetin, gjë sipas Boçit reflekton edhe frikën e PS.

Statusi i plotë:

DENONCIM

Një nga pikat e marrëveshjes përcaktonte qartë një fushatë pa banera, pa banderola apo flamuj. 

Pra, pa shpenzime marramendëse me burime të padeklaruara.

Cdo simbol partiak duhet te vendoset në jo më pak se 5 m nga zyrat elektorale.

Por ja se çfarë ndodh në Elbasan brenda e në dalje të tij!!!!!

PS nuk e respekton këtë pikë të kodifikuar dhe në kodin zgjedhor.

Sa më e madhe frika në PS aq më i madh është baneri!!!!

Mgjt KQZ duhet të ndërhyjë urgjentisht

Të fundit