Flash News

KRYESORE

Luçiano Boçi ironi me Ramën. I kushton fabulën 'Gomari dhe Vettingu'

Luçiano Boçi ironi me Ramën. I kushton fabulën

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook deputeti i PD, Luçiano Boçi, ka publikuar një fabul të titulluar “Gomari dhe Vettingu”.

Fabula e cila lë të nënkuptohet se vërtitet rreth Kryeministrit, tregon gjithë rrjedhën nëpër të cilën ka kaluar procesi i vettingut.

“Amerikës i jap mend

Europës i tregoj vend

S' pyes për zgjedhje as tupana

Se kështu m'thotë marijuana...."-shkruhet në një pjesë të fabulës e cila në fakt reflekton edhe fatin e  bisedimeve për krizën të cilat dështuan për shkak të qëndrimit të Ramës.

Fabula e plotë:

GOMARI DHE VETTINGU

(Fabul)

Një gomar pa kapistall

Seç pëlliste në mëhall

"Jam Vettingu ju ta dini

Dilni në shesh e mos u fshihni!"

Kur erdh ora e mejdanit

I ranë pendët "kapedanit"

Mori vrapin vrik së shpejti

Tha: "Ku është konfidencialiteti?

Unë vërtet e du Vettingun 

Jo për vete, për armikun

Se ai si tip i zjarrtë

Prish "koshere", na le pa "mjaltë"

Për pushtetin unë shumë vdes

Mashtrimin e kam si ves

Më besuat shëndetësinë?

Prisni ta hani me drejtësinë

Jam gomar, veshgjatë i parë

"Shakaxhi" e gojëpalarë

Fesbujkist si mu s'ka

Turp kush m'quan maskara

Skendërbe m'thërret pata

Edhe miu, qelbësi e nata

Dëgjoni dhe të mijtë çakej

Kuisin që jam Ismail Bej

Amerikës i jap mend

Europës i tregoj vend

S' pyes për zgjedhje as tupana

Se kështu m'thotë marijuana...."

E merr fjalën zonja dhelpër

Kancelare shumë e vjetër:

"Me ngadalë o deli djalë

Je gomar e nuk je kalë

Shtro bel e mjaft pëllite 

Me drejtësinë na e ndrite 

Prano zgjedhje mos u shpall

Se Vettingun e ke n' ball"

Ngrihet ariu butë-butë

Merr fjalën pa batutë:

"Do bëjmë mëhall pa hajdutë

Pa xhambazë e makutë

Jep dorëheqje mos u tut

Merr litarin e mblidh trutë

Do bësh zgjedhje pa u ngut

Se kështu "i do ti drutë""

 

Të fundit