Flash News

KRYESORE

Luçiano Boçi: Me ngrirjen e postit Basha kërkon që procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të jetë i ndershëm

Luçiano Boçi: Me ngrirjen e postit Basha kërkon që

Luçiano Boçi deputeti i PD njëherësh edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së,është shprehur në një intervistë për Ora News se me ngrirjen  e postit që Basha ka bërë kërkon që procesi të jetë i ndershëm.

Më tej ai shtoi se Basha  gjatë kësaj kohe ka arritur ta ngrejë staturën, dhe humbja e zgjedhjeve duhet të kuptohet nga të gjithë anëtarët e PD.

Fjala e Boçit:

“Me ngrirjen  që Basha ka bërë kërkon që procesi të jetë luajal, i ndershëm dhe  kandidatëve  t'u ofrohen të gjitha kushtet për pjesëmarrje. Edhe brenda partisë ka evolucion, edhe për sa i përket liderit dhe atij i duhet një kohë e  gjatë të ngjizet te grupi. Basha  gjatë kësaj kohe ka arritur ta ngrejë staturën. Humbja e  zgjedhjeve nuk përputhet  me këtë ngritjen, po  kjo duhet  të  kuptohet nga ne brenda  grupit. PD është para  një beteje themelore të hetuar për blerjen e votave. Ka shumë pritshmëri nga qytetarët edhe për reagimin që do të kemi për zgjedhjet që kaluan. “

Të fundit