Flash News

KRYESORE

Luçiano Boçi për deputetin e PS në Ksamil: Pse lodhet e çirret kaq shumë në Facebook?

Luçiano Boçi për deputetin e PS në Ksamil: Pse lodhet e

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, deputeti i PD Luçiano Boçi ka reaguar pas deklaratës së depuetit të PS në Ksamil pas ngjarjes së sotme ku bregdeti u pushtua nga ujërat e zeza.

Boçi shprehet se ai e ka më te lehtë të spiunojë te shefi duke nënëkuptuar Ramës, sesa të çirret në Facebook.

Statusi i plotë:

Lexova një reagim "të bujshëm" të një deputeti të PS për Ksamilin.

Pas pushtimit të bregdetit nga "fekalet" atje, që na i përkëdhel si "ujëra të zeza", ky "derëziu" premton se tani që "i shpërthyen" "do i verë gjoksin" punëve se i është "prishur" imazhi i rrënuar!!!!

Po pse lodhet e çirret kaq shumë në FCB?!

E ka më te lehtë një SMS "spiunimi" shefit. Kundër atyre që na i ditka, siç dhe thotë në status: projektuesit, përgjegjësit të projektit, firmës.

Pastaj këta i fut Rama tak-fak në burg, si "sabotatorë" të Rilindjes Urbane. 

Apo jo?!!

Apo "spiunimin" dhe burgun ja kanë lënë dhuratë popullit këta

"shtetvarrëmihësit"?!

Të fundit