Flash News

KRYESORE

Pyet Luçiano Boçi: Rama, a do 'dorëhiqet nga dorëheqja' ashtu si Elvis Roshi?

Pyet Luçiano Boçi: Rama, a do 'dorëhiqet nga

Pas vendimit të Kryeministrit Edi Rama, për t’u tërhequr nga zgjedhjet për bashkinë e Kavajës ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Ai e krahason Kryeministrin me Elvis Roshin, të shkarkuarin nga detyra e kryebashkiakut të kësaj partie.

“Megjithatë Rama shoku Roshit është!

Nuk është çudi që nesër sikurse ai dhe ky të japë dorëheqje nga dorëheqja!!!

Ky s’e ka pêr gjë.

Vemendje!!!”, reagon Boçi.

Lajmin për tërheqjen nga gara e bëri me dije vetë kryeministri, i cili deklaroi: “Kavaja nuk do të bëhet sheshi për përsheshin, unë do t’i  sugjeroja kandidatit tonë  të tërhiqej. Po ashtu edhe kandidatit tjetër të pavarur. Kjo është për të luajtur gurin e fundit, deri në 7 maj do të përpiqem që ta bind PD që të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.”

Ky lajm u konfirmua edhe nga kandidati i pavarur i PS-së Klodian Shehi, por edhe nga kandidati i pavarur Astrit Haka, i cili gjithashtu është mbështetës i PS-së. Të dy këta pak orë më parë lajmëruan se heqin dorë nga kandidatura për zgjedhjet.

Ndërkohë, kreu i PD-së Lulzim Basha në çadrën e opozitës paralajmëroi një marshim gjigand në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, gjatë javës së ardhshme.

Të fundit