Flash News

KRYESORE

Lucy Bronze merr çmimin Lojtarja e Vitit nga UEFA

Lucy Bronze merr çmimin Lojtarja e Vitit nga UEFA

Lucy Bronze u shpall nga UEFA si "Lojtarja e Vitit" për sezonin e shkuar. Anglezja, e cila luan te skuadra franceze e Lionit, në rolin e mbrojtëses, fitoi garën kundër shoqeve të saj të skuadrës, Amandine Henry dhe Ada Hegerberg për çmimin prestigjioz.

Bronze po përgatitej për miqësoren e Anglisë në Belgjikë, kur u shpallën rezultatet, pas votimeve mes trajnerëve dhe gazetarëve pjesë të shoqatës së UEFA-s.

Kjo është hera e parë që një lojtare angleze e mori këtë çmim në historinë e tij tetë vjeçare.

Të fundit