Flash News

KRYESORE

‘Lufta e froneve’, me lindjen e fëmijës së tretë të William, Harry bie në pozicionin e gjashtë

Ndërkohë që gjithë vëmendja mediatike është tek Kate Middleton e cila ndodhet në spital teksa do të sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë që ende nuk dihet nëse është djalë apo vajzë, Daily Mail ka publikuar një fakt interesant.

Në pozicionet mbretërore, princi Harry, djali i dytë i princit Charles dhe princeshë Dianës, është më pak i rëndësishëm se fëmijët e vëllait të madh, princit William. Madje princi Harry zbret në pozicion me lindjen e fëmijës së tretë të fëmijës së Kate Middleton dhe princit William.

Lindja fëmijës së tretë mbretëror, zhvendos në pozicione të gjithë të tjerët poshtë tij/saj, duke nisur me Harry-n, princeshën Beatrice dhe të tjerët që janë në radhë. Të vetmit që nuk ndryshojnë pozicion janë princi William, princi i vogël George dhe princesha Charlote.

Sovraniteti është i mbretëreshës Elisabeth dhe në vend të parë është Charles, princi i Wales që është dhe djali i madh i mbretëreshës.

Burimi: Daily Mail

Të fundit