Flash News

KRYESORE

‘Lufta’ e kryebashkiakëve/ Shkullaku: PD t’ia lërë të gjitha Ramës. Nano: Kjo është palmokraci, ka zgjedhje të parakohëshme

‘Lufta’ e kryebashkiakëve/ Shkullaku: PD t’ia

Kryebashkiakët e djathtë janë të vendosur të mos ‘tunden’ nga karriget e tyre, ndërsa socialistët kanë lënë një afat prej dy javësh që ata t’u dorëzojnë bashkitë.

Për analistin Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin Opinion në TV Klan, Partia Demokratike duhet të vazhdojë rrugën e bojkotit dhe t’ia lërë të gjitha pushtetet Edi Ramës.

“Besoj se është logjike, në vijën që ka ndjekur opozita. Nuk presim që këta kryetarë bashkie të prisnin me tufa me lule këta të rinjtë. Janë zgjedhje që opozita nuk i ka njohur, janë zgjedhje që shqiptarët i kanë bojkotuar edhe vetë mazhoranca i ka quajtur nga halli. PD pas asaj që ndodhi në datën 30 qershor, doja të vazhdonte me braktisjen e saj totale. T’ja linte Edi Ramës. Pushteti i madh zakonisht, njerëzit e vegjël i zë brenda. Unë do isha për t’ja lënë gjithçka. PD duhet t’ja bëjë të qartë elektoratit të vetë që kjo garë nuk po bëhet për të ardhur ai në pushtet edhe elektoratit që voton, edhe shqiptarët që braktisën votimet, por duhen vendosur disa standarde”, tha Shkullaku.

Nga ana tjetër, analisti Mustafa Nano është shprehur se kjo nuk është demokraci, por palmokraci, duke ju referuar zyrtarit amerikan Matheë Palmer. Sipas Nanos, as në datën 12 gusht nuk ka për të ndodhur asgjë.

“Këtu është palmerokraci. Do dalë ai do flasë dhe ja, sic ndodhi në 30 qershor ajo ndodhi. Për mua duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, nuk kalohet kështu. Opozita është pakicë dhe nuk mund të diktojë rrethana për të kërkuar që Rama të mos jetë kryeministër”, u shpreh Nano.

Të fundit