Flash News

KRYESORE

Lufta me Korenë e Veriut, SHBA merr mbështetjen e parë nga një shtet i fuqishëm, pozicionohet edhe Kina

Lufta me Korenë e Veriut, SHBA merr mbështetjen e parë nga

Australia është bërë shteti i parë që ka konfirmuar hyrjen në luftë përkrah SHBA-së, nëse ky vend goditet nga raketat e Koresë së Veriut. Kryeministri Malcolm Turnbull ka deklaruar për mediat vendase se “SHBA nuk ka aleat më të fortë se Australia”.

“Le të jemi të qartë për këtë. Nëse SHBA sulmohet nga Koreja e Veriut, atëherë traktati i ANZUS do të hyjë në fuqi dhe Australia do i vijë në ndihmë SHBA-së”, u shpreh Turnbull duke e bërë Australinë shtetin e parë në botë që i jep mbështetje amerikanëve në rast se nis lufta.

Një qëndrim kaq të hapur në mbështetje të SHBA-së nuk e kanë mbajtur ende as Japonia me Korenë e Jugut, dy aleatët e amerikanëve në rajon dhe shtete të kërcënuara drejtpërdrejt nga regjimi i Pehnianit.

Ndërkohë, edhe Kina është pozicionuar në rast të një lufte pranë kufinjve të saj. Gazeta kineze ‘Global Times’ ka publikuar sot një artikull ku thuhet se Pekini do të qëndrojë neutral nëse Koreja e Veriut sulmon e para SHBA-në. Ky qëndrim konsiderohet si gjysmë-zyrtar dhe është një paralajmërim për Kim Jong Un se në rast se provokon luftën, nuk do e ketë mbështetjen e Kinës.

Neutralitetin pritet ta ruajë edhe Rusia, ndërsa Uashingtoni është vënë në kërkim të aleatëve në Azinë Juglindore.

Sa i përket ndërhyrjes së NATO-s, roli që do të ketë organizata ushtarake më e madhe në botë mbetet i paqartë. Vendet europiane të NATO-s, Franca dhe Gjermania, udhëheqëse të Bashkimit Europian, janë shprehur kundër skenarit të luftës dhe kanë bërë thirrje për negociata. Kundër luftës është shprehur edhe Britania e Madhe, aleat i fuqishëm i SHBA-së./Politiko.al

Të fundit