Flash News

KRYESORE

Lufta kundër COVID, Filmoteka e Agjencisë Spanjolle sjell në Shqipëri produksionet më të mira

Lufta kundër COVID, Filmoteka e Agjencisë Spanjolle sjell në

Ambasada e Spanjës në Shqipëri, në bashkëpunim me Filmotekën e Agjencisë Spanjolle për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (AECID) dhe Institutin Servantes, do të shfaqë një cikël të kinemasë bashkëkohore spanjolle gjatë fundjavave të muajit shtator.

Ky aktivitet synon të kontribuojë në luftën kundër kësaj pandemie globale, ndaj filmat do të transmetohen on-line dhe me të drejtë hyrje për një kohë të kufizuar.

Bëhet fjale për ciklin e dytë të kinemasë spanjolle on-line pas atij të muajit korrik «Klasikët me ty», i përbërë nga disa prej produksioneve më të mira spanjolle te pesë viteve të fundit.

Titujt e programit do të shfaqen nëpërmjet kanalit Vimeo, përgjatë 48 orëve duke filluar nga ora 20:00 (GMT +2) çdo të premte, me akses të kufizuar dhe do të plotësohen nga hyrje të shkurtra audiovizuale nga ekspertë te fushës.

Kalendari i shfaqjeve

- 4 shtator: La mano invisible (Dora e padukshme)  (David Macían, 2017)

- 11 shtator: El mar nos mira de lejos (Deti na sheh nga larg) (Manuel Muños Rivas, 2017)

- 18 shtator: Los demás días (Ditët e tjera)  (Carlos Agulló, 2017)

- 25 shtator: La reconquista (Ripushtimi)  (Jonás Trueba, 2016)

Filmi, me të drejtë hyrje me kohë të kufizuar për 48 orë, duke filluar nga ora 20:00 [GMT+2] e ditës së premte mund të ndiqet duke klikuar në:  https://vimeo.com/438541771

Filmat janë në origjinal me titra në anglisht, frëngjisht, portugalisht,italisht, greqisht, bullgarisht dhe hungarisht.

Të fundit