Flash News

KRYESORE

‘Lufta kundër korrupsionit’, mesazhi i ambasadorit të BE-së për autoritetet përgjegjëse

‘Lufta kundër korrupsionit’, mesazhi i ambasadorit të

Gjatë aktivitetit për ngritjen e sistemit elektronik të deklarimit të pasurisë, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca u shpreh se lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet politik të autoriteteve përgjegjëse. "Këto autoritete janë marrësit e parë të këtij mesazhi nga BE", thekson ambasadori.

“Lufta kundër korrupsionit është e një rëndësie thelbësore për të  gjithë qytetarët e Shqipërisë, por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit.  Kostoja ekonomike e korrupsionit është e madhe, por kostot në shoqëri janë më të mëdha.

Korrupsioni ka ndikim në funksionimin e administratës dhe në shërbimet që ofrohen, por ka edhe një efekt shkatërrues për ekonominë e vendit. Kjo do të thotë më pak shkolla, më pak spitale më pak punë.

Shfarosja e korrupsionit është një përpjekje komplekse. Kryesisht është sfidë për qytetarët dhe institucionet, por jo vetëm. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër korrupsionit dhe ndajmë barrën e kësaj lufte.

Kjo luftë kërkon vullnetin politik të autoriteteve përgjegjëse dhe përkatëse në vend. Këto autoritete janë marrësit e parë të këtij mesazhi nga BE.

Ajo që duket qartë nga korrupsioni është që në fund të fundit ata që janë më të ekspozuar janë qytetarë e thjeshtë, që nga studentët apo biznesmenët.  Lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet kyçe për Shqipërinë për të ecur drejt BE”, u shpreh Soreca.

Të fundit