Flash News

KRYESORE

Lufta me koronavirusin, si është situata brenda dy spitaleve Covid në Shqipëri

Lufta me koronavirusin, si është situata brenda dy spitaleve Covid

Në përditësimin e fundit për të dhënat mbi koronavirusin, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar sot se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

Ministria njoftoi se në shërbimin Infektiv aktualisht janë të shtruar 33 persona , nga të cilët 4 janë në terapi intensive.

Aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 7 pacientë të shtruar, prej të cilëve 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar.

Sakaq, sipas shifrave zyrtare të ministisë, 25 raste të reja me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 71-vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ishte prej dy javësh i intubuar dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si (diabetik, kardiopat, ç'rregullime të ritmit kardiak dhe fibrilacion atrial).

Të fundit