Flash News

KRYESORE

“Lufta” me refugjatët, shtetet fqinje masa të rrepta në kufi me Shqipërinë

“Lufta” me refugjatët, shtetet fqinje masa të rrepta

Fluksi i emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut ka vënë gjithnjë e më shumë në alarm shtetet e Rajonit e më gjerë.

Për të ndaluar kalimin ilegal të tyre, shtetet fqinje kanë nisur të forcojnë masat e sigurisë në kufi me Shqipërinë, e kthyer si një kanal për të kaluar më pas në shtetet evropiane.

Kështu, një ditë më parë Mali i Zi ka dërguar trupat ushtarake në kufirin me Shqipërinë për të parandaluar fluksin e emigrantëve që kalojnë tranzit.

Sipas ministrisë malazeze, nisma është marrë në bazë të vendimit të këshillit të mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ndërkohë, masa të ngjashme kanë nisur të merren edhe në kufirin me Greqinë.

Mediat greke kanë shkruar se 11 oficerë të Frontex nga Gjermania dhe Polonia po punojnë me policët grekë në rajon, nga frika se migrantët mund të përpiqen të marrin një rrugë të re nga brigjet e Greqisë veriperëndimore në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi.

Të fundit