Flash News

KRYESORE

“Lufta” mes vëllezërve pronarë televizionesh, Hysenbelliu i merr moderatoren “News 24”

Ndonëse fama e saj mori hov që kur u shpall fituese e “Miss Univers Albania”, Matilda Mcini ka eksperimentuar vazhdimisht me ekranin, duke u bërë pjesë e formateve televizive.

Bukuroshja duket se ka ndërruar ‘profesion’, pasi ka braktisur televizionin “News 24” ku punonte si moderatore e emisionit “Quiz TV” dhe është shfaqur në një tjetër ekran, por tashmë si një folëse lajmesh.

Matilda është shfaqur në edicionin e lajmeve të darkës në ekranin e “Fax News”, televizion i cili kujtojmë se i përket biznesmenit Kasem Hysenbelliu, ish-bashkëpronar me të vëllanë, irfanin në “News 24”.

Kjo nuk është hera e parë që “Fax News” adopton figurat e “News 24”, pasi shumë punonjës të tjerë dhe figura të ekranit u larguan te konkurrenti që prej shtatorit të kaluar, kur edhe nis startoi televizioni më i ri informativ në treg.

Të fundit