Flash News

KRYESORE

Lufta ndaj “COVID-19”, BE: Fond mbi 400 milionë euro për Ballkanin Perëndimor

Lufta ndaj “COVID-19”, BE: Fond mbi 400 milionë euro për

Bashkimi Europian do të japë më shumë se 400 milionë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim përballimin e luftës ndaj koronavirusit. Lajmin e dha Eurokomisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili shkruajti në Tëitter se kishte folur me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai njofton se 38 milion euro janë dhënë menjëherë ndërsa do të rialokohen dhe 373 milionë euro të tjera për këto vende.

“U shkruatja Kryeministrave, partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor për të konfirmuar se qëndrojmë pranë rajonit në luftën kundër koronavirusit. Ne po ndajmë 38 milionë euro për ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë dhe parashikojmë rialokimin e mbi 373 milionë eurove për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike”, shkruan Varhelyi, duke shënuar flamurin e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës.

Ndërkohë, një ditë më parë Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca njoftoi se për Shqipërinë BE do të japë 50 milionë euro për të luftuar koronavirusin. Ende nuk është e qartë nëse shuma e njoftuar nga Soreca, është pjesë e fondit të njoftuar nga Eurokomisioneri për zgjerim.

https://twitter.com/OliverVarhelyi/status/1242816795939127296

Të fundit