Flash News

KRYESORE

Lufta ndaj COVID-19, Rama: I kemi kërkuar ndihmë NATO-s, por s`e di nëse ka kthyer përgjigje

Lufta ndaj COVID-19, Rama: I kemi kërkuar ndihmë NATO-s, por s`e di

Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Top Talk” në Top Channel, se ka kërkuar ndihmë nga NATO për përballimin e situatës nga koronavirusi. Rama shprehet se “nuk e di pse nuk është bërë lajm” kjo kërkesë, megjithëse i pyetur nëse ka një përgjigje nga NATO, Kryeministrit thotë se nuk “kam informacion”.

“Ne kemi bërë të njëjtën procedurë, por nuk e di pse nuk është bërë lajm, por kjo nuk është puna jonë. Ne kemi ndjekur procedurën që kanë ndjekur dhe vendet e tjera.

Nuk jam i informuar nëse ka pasur një përgjigje nëse do kishte pasur do isha informuar. Edhe njëherë që mos krijojmë iluzione, se shumë kush thotë “ua dha lekët Evropa”, ato nuk kanë ardhur me valixhe, nuk janë këto paratë që dalin nëpër televizor që qarkullojnë me shpejtësi”, tha Rama.

Të fundit