Flash News


KRYESORE

Lufta në Siri, protestuesit në Athinë tentojnë të rrëzojnë statujën e Harry Truman para ambasadës amerikane

Lufta në Siri, protestuesit në Athinë tentojnë të

Pas sulmeve të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës në territorin e Sirisë, me dhjetëra protestues në Athinë kanë kërkuar ndalimin e luftës. Protestuesit kanë tentuar të rrëzojnë statujën e ish-presidentit Harry Truman që qëndron përballë Ambasadës Amerikane në shtetin fqinj.

Gjithashtu, qytetarët e zemëruar kanë djeguar flamurin amerikan dhe kanë kërkuar mbylljen e bazave të NATO-s në Greqi. Këto baza janë përdorur për të goditur regjimin e Bashar al Assad.

Disa prej protestueve kanë kërkuar që milionat që shpenzohen për armë dhe luftë të shkojnë për arsimimin e të rinjve.

Policia greke ka ndërhyrë për të penguar rrëzimin e statujës dhe ka shpërndarë protestuesit duke përdorur gazlotsjellës dhe shkopat e gomës.

Të fundit