Flash News

KRYESORE

Lufta tregtare, Uashingtoni kërkon të ketë në krah Meksikën dhe Kanadanë: Mund të përjashtohen nga tarifat

Lufta tregtare, Uashingtoni kërkon të ketë në krah

Shtëpia e Bardhë sugjeroi sot mundësinë e përjashtimit të Meksikës dhe Kanadasë nga skema e taksimit mbi importet e çelikut dhe aluminit, që pritet të njoftohet nga ekzekutivi amerikan deri në fund të javës.

”Ne besojmë se presidenti do të nënshkruajë diçka deri në fund të javës”, u shpreh Sarah Sanders, zëdhënëse e Donald Trump.

”Ka përjashtime të mundshme për Meksikën, Kanadanë dhe disa shtete të tjera”, shtoi ajo, duke përmendur mundësinë e një vlerësimi ”shtet për shtet” bazuar në kritere të sigurisë kombëtare.

Ndërkohë, zyrtarë të tjerë amerikanë kanë deklaruar se Meksika dhe Kandaja mund t’i shpëtojnë tarifave nëse pranojnë të rinegociojnë NAFTA-n, marrëveshjen ekonomike midis tre vendeve të Amerikës Veriore.

Donald Trump njoftoi të enjten synimin e tij për të vendosur një taksë prej 25% mbi importet e çelikut dhe 10% mbi ato të aluminit, duke rindezur një luftë tregtare mes SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Sekretari amerikan për Tregtinë, Wilbur Ross u përpoq të fitonte kohë duke siguruar se vendimi për zbatimin e këtyre taksave ishte ”i mirëmenduar” dhe se SHBA-ja nuk kërkonte një luftë tregtare.

Të fundit