Flash News

KRYESORE

"Luftë dhe politikë", vajza nga Maqedonia ndryshon mendim për Kosovën pas festivalit në Prishtinë

Në shkrimin e New York Times për ‘Sunny Hill Festival’ në Prishtinë, tregohet dhe historia dhe konfliktet e vendeve fqinjë me Kosovën dhe shqiptarët etnik të këtij vendi. Ndër të tjera, në këtë shkrim përmendet dhe historia e vajzës maqedonase, e cila dhe pse jeton me shqiptarë në vendin e saj, opinioni i prindërve të saj mund ta ketë ‘ndaluar’ atë të jetë e hapur me vendet fqinjë që janë me shqiptarë.  Gjithashtu tregon dhe se si shqiptarë të tjerë që jetojnë jashtë, kanë udhëtuar drejt Prishtinës për të parë festivalin.

Ja çfarë shkruan New York Times:

Ngjarja ka tërhequr disa të huaj, por shumica duket se janë anëtarë shqiptarë etnikë të diasporës kosovare. Një prej tyre, Nora Thaçi, 18 vjeçe, një studente kolegji, tha se babai i saj e kishte udhëtuar gati 24 orë  mbi 1.000 kilometra larg Zvicrës për të parë Dua Lipën.

Por ka pasur edhe disa jo-kosovarë. Të premten e shkuar  në mëngjes, Sara Aleksieska, 18 vjeçe, një nxënëse e shkollës së mesme nga Maqedonia fqinje, udhëtoi me motrën e saj dhe një mik për të parë festivalin. Për atë ishte hera e parë që po shkonte në Kosovë, dhe ajo nuk e dinte se çfarë të priste. Sa herë që prindërit e saj kishin folur për vendin, gjithnjë tema kishte të bënte  me politikën dhe gjithmonë ishte shumë serioze.

Para se të largohej, ajo tha, i ati i saj i kishte thënë vazhdimisht që të bënte kujdes.

Por të shtunën në mbrëmje, pas qëndrimit në festival, ajo ndryshoi komplet mendim.  Aleksieska tha se do të përpiqet të sjellë prindërit e saj vitin e ardhshëm. "Do të kthehem dhe do t'u them atyre se sa e fantastik ishte ky vend”. Të gjithë ishin miqësor, grupet ishin të mëdha dhe ushqimi ishte i lirë, shtoi ajo.

Ajo nuk kuptonte asgjë nga shqipja e folur nga skena, por ajo u shpreh se: "Kur të gjithë thërrisnin, edhe ne thërrisnim. Ishte një kënaqësi dhe qejf shumë i madh".

Të fundit