Flash News

KRYESORE

“Luftë për bukën e gojës”, dy familjet që vizitoi sot Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme është gjendur pranë familjes së Xhemal Domit dhe dhe Baftjar Dokut, e cila jeton vetëm me ndihmën ekonomike. Teksa përcjell fotot e mjerimit, kryetari Basha u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të bashkohen me 27 janar dhe të ndalojnë qeverisjen e cila nuk kujdeset për njerëzit e thjeshtë.

“Në familjet e Xhemal Domit dhe Baftjar Dokut, të cilat jetojnë me ndihmë ekonomike. 

Kryefamiljarët më treguan për luftën e përditshme për të siguruar bukën e gojës të fëmijëve të tyre. 

Ndihma ekonomike mjerane nuk mjafton! Në #27janar do t'i themi ndal kësaj qeverisjeje që i ka braktisur njerëzit e thjeshtë. #bashkohu”, shkruan kryetari Basha në ‘facebook”.

Të fundit