Flash News

KRYESORE

Luftoni sëmundjen e Alzheimer-it me këto ushqime

Luftoni sëmundjen e Alzheimer-it me këto ushqime

Studimi më i fundit sugjeron se yndyrnat e gjendura tek arrat, peshku, bajamet dhe vaji i ullirit mund t`ju ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës dhe problemeve që shfaqen me rritjen e moshës.

Omega-3 dhe 6 acide të tjera yndyrore që gjenden tek këto produkte kanë aftësinë të mbrojnë zonat e trurit që ndikohen më shumë nga plakja. Kjo kategori yndyrnash mendohet se mund t'ju vijë në ndihmë edhe në luftën me sëmundjen e Alzheimerit.

Studiuesit nga Universiteti i Illinois kanë analizuar nivelet e këtyre yndyrnave në gjakun e të rriturve nga mosha 65 deri në 75 vjeç

Studiuesit i kërkuan pjesëmarrësve që t'ju nënshtroheshin një sërë testesh për  të analizuar strukturën e trurit të tyre.  Ato zbuluan që prania e disa yndyrnave që gjenden tek ushqimet e lartëpermendura në gjakun e një grupi të pjesëmarrsve tregonte se ato kishin më pak probleme mendore dhe më shumë shance për të luftuar sëmundjen fatkeqe të Alzheimerit. E kundërta ndodh me ato që kanë një prani të ulët të këtyre acideve yndyrore në gjakun e tyre. Ky është një lajm i mirë për njerëzit e prekur nga kjo sëmundje, pasi duke ngrenë këto produkte të shëndetshme, njëkohësisht ato mposhtin edhe Alzheimerin.

Të fundit