Flash News

KRYESORE

Luhatjet e çiftit Trump, Melania u nda nga Donald kur nga dhoma e tij doli një grua tjetër

Melania Trump është një nga qindra mijëra bashkëshortet e palumtura në gjithë botën, dhe kjo shpjegohet edhe me gjuhën e saj të trupit. Por ndryshe nga të tjerat, Melania është 'Zonja e Parë' e Shtëpisë së Bardhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tradhtitë e Donald Trump kanë qenë të përsëritura dhe hera e parë që Melania është përballur me tradhtinë e tij ka qenë në shtatorin e vitit 1998, kur nga dhoma e Donald Trump doli një grua tjetër dhe Melania e pau. Në librin e ri të Ronald Kessler-it,  i titulluar “The Trump White House: Changing the Rules of the Game”, shkruhet se Melania e pa ish-të dashurën e Trump, Kara Young, duke u larguar nga apartamenti i tij në “Trump Tower” dhe i dha fund gjërave.

“Kjo ndodhi disa muaj pasi ishin takuar, në shtatorin e vitit 1998. Melania do të shkonte me të në pushime me avionin e tij dhe u ngjit në apartamentin e tij në “Trump Tower”, prej të cilit doli modelja Kara Young, e cila kishte patur një lidhje me Donald-in për pothuajse 2 vite. Melania u nda menjëherë prej tij”, thotë Kessler për “Us Weekly”.

Por çifti u bashkua sërish pas këmbënguljeve të Donald Trump. Së fundmi, presidenti është akuzuar për një tjetër tradhti bashkëshortore. Përflitet se ai dhe pormostarja Stormy Daniels janë në një marrdhënie dhe kjo është dhe arsyeja e palumturisë së Zonjës së Parë, Melania Trump.

Të fundit